“230 mijë euro dëm ekonomik”, Gjiknuri i përgjigjet PD: 'Albpetrol' nuk ka shitur ndonjëherë gaz

“230 mijë euro dëm ekonomik”, Gjiknuri i përgjigjet PD: 'Albpetrol' nuk ka shitur ndonjëherë gaz

Partia Demokratike ka hedhur akuza të rënda të drejtim të ish-ministrit të energjisë Damian Gjiknuri, i cili sot mban postin e sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste. Zëdhënësja e kësaj force politike, Ina Zhupa tha se ish-ministri Gjiknuri, së bashku me ish-drejtorin e Albetrol dhe Mirel Mërtirin e inceneratorëve, është përfshirë në një skemë korruptive për shitjen e 3 milionë metër kub gazi me një dëm ekomomik prej 230 mijë eurosh.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i sekratarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, i cili nëpërmjet një postimi në facebook, ka hedhur poshtë akuzat e demorkatëve, se pavarësisht hapjes së një ankandi, kompania Albetrol nuk ka shitur kurrë gaz.

Gjiknuri është kujdesur të sqarojë se edhe në ky ankand është zhvilluar në mënyrë transparente dhe çmimi u vendos në përputhje me metodologjitë e Bashkimit Europian, ndërsa gazi shoqërues i vendburimit Cakran-Mollaj sipas tij vazhdon të digjet në atmosferë, pasi nuk ka asnjë kompani apo person të interesuar për blerjen e tij.

"Mesa duket kam nisur ta bëj mirë punën e re në parti, përderisa u rivura në shënjestër nga ata që nuk dinë të bëjnë punën e tyre! Të paktën të dinin që “Albpetroli” nuk ka shitur ndonjëherë gaz, se as blerës nuk ka. Nuk po pretendon njeri që të nxirrnin kontratën e shitjes, sepse ajo nuk ka sesi ekziston, kur shitje s'ka pasur!

Për hir të transparencës ndaj opinionit publik, jo për të sqaruar "idiotët e dobishëm", që publikojnë lajme të rreme apo sponsorizojnë ato ekonomikisht dhe politikisht, vlen sqarimi sa më poshtë:

Vendburimi Cakran-Mollaj është një vendburim nafte, ku gjatë procesit të prodhimit të naftës bruto, çlirohet njëkohësisht edhe Gaz Shoqërues (Gaz me parametra të ulët). Ky gaz, në mungesë të konsumatorit, digjet rregullisht në atmosferë përmes pajisjeve speciale. “Albpetrol”, në vitin 2017, tentoi t’i jepte vlerë ekonomike këtij produkti, duke e shitur përmes një ankandi publik.

Ankandi është zhvilluar në mënyrë transparente dhe çmimi u vendos në përputhje me metodologjitë e Bashkimit Europian, duke marrë si referencë bursën më të madhe në Europë për gazin, Bursën e Hollandës (Dutch TTF). E njëjta metodologji përdoret për naftën, ku çmimi përcaktohet sipas BRENT (Bursës së Londrës).

Fituesi i Ankandit u shpall kompania CGC me çmimin 80% të bursës. Pra nuk ka një çmim fiks, por çmimi është referencë e çmimit të bursës. Gjithsesi, kompania fituese e Ankandit nuk u paraqit për të lidhur kontratën për blerjen e gazit. Në këto kushte, “Albpetrol” sh.a bëri ekzekutimin e garancisë së ofertës, duke ndjekur rrugën ligjore. (Bashkëngjitur njoftimi për konfiskimin e sigurimit të ofertës)

Në asnjë rast, asnjë metër kub gaz nuk është shitur nga kompania “Albpetrol” sh.a tek kompania CGC. Gazi shoqërues i vendburimit Cakran-Mollaj vazhdon të digjet në atmosferë, pasi nuk ka asnjë kompani apo person të interesuar për blerjen e tij.

Kjo është fiks si historia e atyre që bërtisnin pse nuk bie këmbana e Kishës dhe në fund kuptojne se Kisha nuk kishte fare këmbanë.", shkruan Gjiknuri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy