Gazetari Mentor Kikia në MCN Live u shpreh se PD është e vetmja shpresë për të organizuar opozitarizmin dhe nëse nuk rikrijohet do të përfundoj një OJF. Ai tha se PD duhet të shpall falimentin dhe duhet të riformatohet me garë reale.
Sipas tij, PD nuk duhet të merret më me historinë e zgjedhjeve, por të pranojë me sinqeritet të plotë që jo ka humbur por ka falimentuar.
Ka parti të tjera nga ato që kemi ndjekur deri tani dhe vetëm partia agrare ka disa kandidatë që kanë fituar në këshillat bashkiakë. Po flisja për opozitarizëm dhe nëse PD tani do futet dhe të bëjë llogari kush tani fitoi nga pjesët tona këtu historia ka mbaruar. Ajo duhet të pranojë me sinqeritet të plotë që jo ka humbur por ka falimentuar. Për këtë arsye PD duhet të shpallë falimentin, nëse do shkohet drejt 2025 sërish me këtë konflikt PD do përfundojë OJQ, por besoj se PD do gjej forcë për tu ringritur, dhe nëse nuk hapet gara reale atëherë s’ka shanse sepse nëse nuk ndodh fundi dihet.
Më tej ai shtoi se në këtë vend që po tkurret numri i votuesve dhe numri i pjesëmarrësve do duhet që përmbysja të bëhet vetëm nëse vjen vota e emigrantëve.
Duhet të mundësohet që emigrantët të votojnë atje ku punojnë, deri tani s’ka asnjë sinjal, nëse ka një forcë politike që emigrantët të mos vijnë të mos votojnë është maxhoranca, ndërsa asaj që i interesojnë ata janë opozita. Jemi në ter të zgjidhjes së problemit. Historia e zgjedhjeve u mbyll. Opozita duhet të rikrijohet me garë reale dhe jo brohoritma. Opozita ka shkuar në minus duhet të kthehet në zero dhe të fillojë punën mbi truallin e mbetur. Opozita e ka të gjithë kohën në dispozicion për tu ringritur.



