Kërcënoi gazetarin/ Bushati kërkon falje: Jam njeri gjaku dhe mishi

Kërcënoi gazetarin/ Bushati kërkon falje: Jam njeri gjaku dhe mishi

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka kërkuar ndjese publike për ofendimet dhe kërcënimet në telefon kundrejt gazetarit Ergys Kavaja.

Ky i fundit denoncoi publikisht sjelljen agresive, fyese dhe kërcënuese ndaj tij nga përfaqësuesi democrat, një ditë më parë.

Bushati shkruan në një status në facebook se veprimet e tij ishin të ndikuara nga emocionet e rastit ndaj kërkon ndjese dhe mirëkuptim.

 “Në formimin tim dhe në edukaten time qytetare që rrjedh nder breza, nuk ka vend per fyerje dhe presione. Ndaj askujt. Jam dhe do te jem Helidoni që të gjithë më njohin.

Fatkeqësisht, ndodh të jem edhe unë njeri gjaku dhe mishi. Njeri i emocioneve, sidomos kur luftoj dhe e dua të miren. E aq më teper, kur kjo e mirë tenton të sfumohet në dëm të Shkodres. Në dëm të këtij qyteti që duhet të fitojë mbi të keqen.

U perfshiva emocionalisht në një situatë të tillë me gazetarin Ergys Kavaja, të tejkalimit të caqeve dhe të thyrjes së etikes. Prandaj, dua te jem i njëjti Helidon që të gjithë më njohin, dhe ndjesa ime eshte e sinqertë. Kam qene dhe do të mbes gjithmone miku i të gjitheve, dhe i gazetarëve.

Kërkoj ndjesë dhe mirëkuptim. Në çdo moment, perballë kujtdo, le të jete e mira që e mund të keqen”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy