
Lulzim Basha deklaron se Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Basha shprehet se fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.
Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë.
Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.



