Miratimi i rezolutës së PE për Shqipërinë, Hoxha: Mesazh i fortë për integrimin

Miratimi i rezolutës së PE për Shqipërinë, Hoxha: Mesazh i fortë për integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, është takuar në Bruksel me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, menjëherë pas miratimit të rezolutës nga Komisioni i Jashtëm.

 

Gjatë takimit, Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e raportuesit dhe theksoi rëndësinë e rezolutës së miratuar.

 

Miratimi i rezolutës përcjell një mesazh të fortë dhe inkurajues në mbështetje të rrugës sonë drejt anëtarësimit evropian.

 

Në diskutim u trajtua edhe ecuria e procesit të negociatave me Bashkimin Europian, si dhe nevoja për vijimin e reformave të brendshme si pjesë e agjendës së integrimit.

 

Sipas Hoxhës, Shqipëria vlerëson lart rolin e eurodeputetëve dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve të zgjerimit, të cilët, sipas tij, besojnë në një Evropë më të bashkuar dhe të orientuar drejt së ardhmes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy