Pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika në MCN Live deklaroi se zgjedhjet lokale janë kthyer plotësisht në demokratike. Ai tha se imazhet kryesore janë Rama, Berisha, Meta dhe se edhe mesazhet përcillen nga këta lidera Të partive dhe mungon ajo përvballja e kandidatëve.
Tashmë kemi hyrë thellë në fushatë thjeshtë kanë ngelur dhe dy javë nga votimi. Ajo që më ka bërë përshtypje është se vërtetë kemi nga njëra palë ajo opozitare kemi theksim të fushatës që ka të bëjë qoftë me alternativën e kandidatëve të saj qoftë politikës. Zgjedhjet lokale janë thellësisht politike dhe janë të zhvilluara plotësisht politike. Imazhet kryesore janë Rama, Berisha, Meta, qofte dhe për mesazhet që vijnë kryesisht janë nga liderët dhe nuk shohim përveç Tiranës alternativat e kandidatëve të cilat përplasen me njeri-tjetrin. Ajo që themi se zgjedhjet lokale nuk janë politike, në Shqipëri nuk funksionon.
Në vijim ai theksoi se jeta politike në Shqipëri është e përqendruar tek figurat kryesore politike kështu që të dyja palët PS dhe koalicioni Berisha- Meta të cilët janë dy grupet që sot përplasen në arenën politike në Shqipëri duhet thënë se janë alternativat.
Lufta që po kryhet është në Tiranë, si pjesa më e madhe e popullatës dhe ajo që do thoja dhe uroja është që të ketë një pjesëmarrje masive në votime sepse është e vetmja mënyrë për të treguar realitetin e përkatësisë politike të këtij vendi. Nëse do kemi një pjesëmarrje të ulët kjo do tregojë zhgënjimin e popullit, dhe do uroja që në një Shqipëri që është plotësisht me 61 bashki të ketë një ndarje të pushtetit dhe me opozitën dhe kjo për të treguar praninë e opozitës që është një plus i madh kundrejt çdo zhvillimi të një shoqërie demokracie.



