Berisha: Po shkojmë drejt kolapsit, FMN të mbajë nën vëzhgim ekonominë shqiptare  

Berisha: Po shkojmë drejt kolapsit, FMN të mbajë nën vëzhgim ekonominë shqiptare  

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendi mund të shkojë drejt kolapsit ekonomik. Shkak sipas tij është keqmenaxhimi nga ana e qeverisë shqiptare. Ai i bën thirrje FMN-së të marrë në vëzhgim ekonominë shqiptare.   

Kontrolli që bën Rama me një grusht biznesmenësh ka krijuar bordet për të hequr përgjegjësitë e veta për të legjitimuar rritje çmimesh krejtësisht të pamotivuara.

Për të larë duart nga çdo lloj ndihme për qytetarët të cilët po shkojnë drejt mungesave të mëdha në ushqime dhe ilaçe.

U bëj thirrje institucioneve (të huaja) të ndërhyjnë me urgjencë për borxhin e kësaj qeverie të papërgjegjshme.

Borxh e detyrime të kësaj qeverie kanë arritur në 107% dhe nuk ka asnjë kufizim për shpenzimet e luksit, shpenzimet abuzive të qeveritarëve, vetëm për festivitet, nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave janë marrë 700 milionë lekë, pra 7 mln euro i janë dhënë ministrisë së Kulturës e Bashkisë Tiranë në kulmin e krizës, në kulmin e rritjes së çmimeve.

Ka ardhur koha që të zbarkojnë e të rikonsiderojnë largimin nga artikuj dhe marrja në vëzhgim të plotë të gjendjes ekonomike financiare nga FMN.

Përndryshe Shqipëria po ecën e sigurtë drejt një kolapsi të rrezikshëm ekonomik me probleme madhore në një të ardhme të afërt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy