Amerika tashmë ka një plan të ri për kufizimin e armëve. Presidenti Barack Obama prezantoi ditën e martë masat e reja.
Sipas rregullores së re të gjithë ata që shesin armë do të pajisen me licencë dhe para shitjes, blerësi duhet të hetohet për të shkuarën e tij. Gjatë fjalimit, të pranishëm ishin edhe familjarët e viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e moskontrollit të armëve. Obama u përlot kur kujtoi 20 nëxënsit e vrarë në një shkollë fillore në vitin 2011.



