
Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, në “10 Downing Street”, rezidenca zyrtare dhe zyra e Kryeministrit britanik.
Gjatë qëndrimit në Londër, të cilën e nisi me një takim të organizuar në prestigjiozen “London School of Economics”, Rama u prit në një takim nga kryetari i Kuvendit të Mbretërisë së Bashkuar, Lindsay Hoyle.
Po ashtu, në kuadër të kësaj vizite, Rama do të takohet me komunitetin shqiptar në Londër dhe me përfaqësues të biznesit.



