Mediu në Asamblenë e OSBE: Rusia ka një plan të koordinuar, pasoja edhe në Ballkan

Mediu në Asamblenë e OSBE: Rusia ka një plan të koordinuar, pasoja edhe në Ballkan

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dënoi sulmin rus mbi Ukrainën në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të OSBE në Vjenë. Në cilësinë e anëtarit të Delegacionit të Shqipërisë, Mediu tha se Ukraina është sot shënjestra e Putinit, por padyshim qëllimi i tij është Europa.

Mediu tha se Rusia qëndron pas skenarëve dhe konflikteve në Ballkan dhe rasti i Ukrainës tregon se ka një plan të koordinuar veprimesh.  

Serbia shpenzon miliarda dollarë për armatime dhe mjete ushtarake nga Rusia, në një kohë qe s’e kërcënon askush dhe situata ekonomike vjen e rëndohet. Deklarimi i Republika Serbska për t’u larguar nga Federata e BHi, krijimi i ushtrisë së Republika Sërbska stimulohet e mbështetet nga Beogradi dhe Moska. Stimulimi i konfliktit në kufirin verior të Kosovës, vendosja e trupave ushtarake serbe në kufi pa asnjë shkak, mbështetja dhe prezenca e ambasadorit rus tregon qartë për një plan të koordinuar veprimesh. Rusia është e interesuar të rrisë prezencën e saj në Ballkan duke përdorur agresivitetin ushtarak dhe koordinimin me faktorët dhe partnerët rusë në Ballkan për të krijuar konflikte.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy