Gjykata kalon për gjykim dosjen e Balliut dhe banorëve të Unazës

Gjykata kalon për gjykim dosjen e Balliut dhe banorëve të Unazës

Gjykata Penale e Tiranës ka kaluar për gjykim dosjen penale ndaj ish-deputetit të PD-së Klevis Balliu, i cili bashkë me 12 banorë të Astirit do të merren të pandehur.  

Ata akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe tubim të paligjshëm. Ndërkohë, gjykata ka vendosur që të pushojë çështjen penale për punonjësin e policisë, Ardian Koni.

Ish-deputeti Balliu theksoi se nuk ka prova për dhunë ndaj policisë, ndërsa deklaroi se ky pushtet do të bjerë dhe banorët do të marrin atë që u takon.

“Nuk ka prova për dhunë nga banorët drejt policisë. Nuk ka asnjë provë as ndaj meje dhe as ndaj banorëve, por ata nuk e pushojnë çështjen. Nga ana tjetër, nuk kemi asnjë të arrestuar për vjedhje votash. Ky pushtet do të bjerë dhe ata do të marrin atë që u takon. Të shkojmë sot t’i bëjmë me dije kësaj qeverie të korruptuar se koha e tyre ka mbaruar. Ka ardhur koha e qytetarëve shqiptarë”, tha Balliu.

Prej disa kohësh, banorët e zonës së Unazës së Re, banesat e të cilëve prekeshin nga zgjerimi i kësaj rruge, kanë protestuar, ndërkohë që mbështetësi i kauzës së tyre ka qenë edhe ish-deputeti Klevis Balliu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy