Analisti Enton Abilekaj ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN paraqitjen e parë publike të ish-presidentit Ilir Meta, 18 muaj pas arrestimit të tij, gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme.
Abilekaj u shpreh kritik ndaj mënyrës së trajtimit të Metës, duke deklaruar se ai duket si një person i keqtrajtuar qëllimisht.
Duke parë Ilir Metën, shohim një njeri që është keqtrajtuar qëllimisht. Ai duket sikur ka qenë në kushte shumë të rënda, jo në burgje normale shqiptare.
Mund të dalë i pafajshëm, bashkë me Monika Kryemadhin. Problemi është se në çdo hap që shohim, krijohet përshtypja se vendimi është marrë paraprakisht, sikur gjyqtarja do ta dënojë.
Ai po mbahet në kafazin e xhamit dhe në burg, ndërsa pretendohet se po keqtrajtohet nga institucionet përkatëse, me urdhër politik. Ky proces, deri tani, na ka treguar se është i paracaktuar.



