
Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga nisja e takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.
Këtë takim po e ndërmjetësojnë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak.
Kurti dhe Vuçiç nuk u kapën duke e shikuar qartazi njëri-tjetrin në sy, në asnjërën prej fotografive të publikuara nga BE-ja.
Paraprakisht, Borrell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin.
Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugëdaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni kërkon veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Një deklaratë për shtyp do të lëshohet në fund të takimit.
Ky takim po zhvillohet për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar pas nisjes së zbatimit të vendimit për konvertimin e targave ilegale që i lëshon Serbia, për rajone të Kosovës.
Pas shpërndarjes së fletë-qortimeve, faza e dytë e vendimit të Qeverisë ishte parapa gjobitja që ka pasur të nis më 21 nëntor, por vendimi është shtyrë për një ditë, duke i dhënë mundësi zhvillimeve në Bruksel.
Gjoba është paraparë të kushtojë 150 euro.



