Eksperti i ekonomisë i kërkon llogari për 600 milionët eurobond, Rama i shmanget pyetjes

Eksperti i ekonomisë i kërkon llogari për 600 milionët eurobond, Rama i shmanget pyetjes

Pyetjes lidhur me eurobondin 600 milionë euro, kryeministri Edi Rama iu shmang duke thënë se ekspertët që çojnë mesazhe duke parë TV nuk janë seriozë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Rama tha se që prej pandemisë, qeveria ka ndaluar koncesionin e Check Up-it dhe një pjesë të financimit të impiantit të mbetjeve.

Pjesë nga intervista në MCN TV:

Konçesionet pse nuk i ndalove në momentin që ra pandemia?

Rama: Cilat?

Koncesionin e laboratorëve që kushton 104 milionë euro, ta ndaloje dhe t'u jepje lekë shqiptarëve.

Rama: Të ndalonim analizat?

Ku shkonte njeri në spital.

Rama: Ne kemi ndaluar Check Up-in, kemi ndaluar një pjesë të financimit të impiantit të mbetjeve. Të ndalonim instrumentet mjekësorë dhe të bënin operacione ato gërshërët kineze. Nënave në maternitet t’iu thoshim nuk do lindni me mjete të sterilizuara, po do sjellim ato të ndryshkurat.

Në pandemi do t'i mbaje këto?

Rama: Jeni të gjithë njësoj, mbretërit e gjysmë të fshehtave. Si mund të thuash i keni marrë.  

Më shkruan një ekspert ekonomie se more 600 milionë eurobond për të ardhurat dhe ky është ekspert që unë e respektoj, nuk janë ekspertë vetëm ata që ke mbledhur ti.

Rama: Ekspertët që çojnë mesazhe duke parë TV nuk janë seriozë. Është nga ata që thonë se PD të vdes.

Certifikimin e ke bërë ti, kush e ka certifikuar?

Rama: E kanë bërë ekspertët dhe nuk jam unë që merrem me këtë punë. Nëse duan të ndjekin ty, ti nuk ke firmë. Mos i fusni njerëzit në këto ankthe për vaksinën.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy