Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot në rubrikën “Sy më Sy”, batutat me drejtuesin politik të Koalicionit Eurotlantik Lulzim Basha.
Rama tha që bufi po i ha demokratët rrugëve ndërsa Luli do që t’i bëjë Euroatlantikë.
“Luli është zgjuar, nuk po fle, mos i bini në qafë kot. Është zgjuar, është aktiv bën xhiron me makinë, i kam thënë ndalo të marrësh edhe ndonjë pasagjer, mos u rrotullo vetëm të dëgjosh muzikë.
Më prezantoi me Unikatil, sot besoj do ta përshëndes me Hysenin, jemi në rregull me Lulin çfarë problemi keni me Lulin, lëreni se nuk ka edhe faj. Bufi po i ha demokratët rrugëve, Luli do që t’i bëjë euroatlantikë”, tha Rama.



