Prej 4 ditësh spitali Memorial i Fierit i ndërtuar me investimet e qeverisë turke në bashkëpunim me atë shqiptare, ka hapur dyert për pacientët.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin se tashmë ekipi shqiptaro-turk i cili operon në spitalin Memorial të Fierit, kanë kryer ndërhyrjen e parë kirurgjikale.
"Kryhet me sukses ndërhyrja e parë kirurgjikale në Spitalin Memorial të Fierit
Ekipit të përbashkët Prof. Dr. Bulent Cavit Yuksel, Dr. Ilkay Guler, Dr. Frenki Vila, Dr. Ayse Lafci dhe Dr. Aida Xhika.", shkruan Manastirliu krahas fotos së mjekëve.



