Tensione në Kuvend për marrëveshjen me SHBA-në, seanca shtyhet për në orën 15:00

Tensione në Kuvend për marrëveshjen me SHBA-në, seanca shtyhet për në orën 15:00

Seanca plenare u ndërpre pas tensioneve të krijuara gjatë shqyrtimit të projektmarrëveshjes së bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes.

 

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, vendosi që projektmarrëveshja të trajtohej me procedurë të përshpejtuar, duke njoftuar se seanca do të rifillojë në orën 15:00, pasi dokumenti të shqyrtohet më parë në komisionet parlamentare.

 

Vendimi u kundërshtua nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët bllokuan foltoren në shenjë proteste, duke pamundësuar vijimin normal të punimeve.

 

Për shkak të situatës së tensionuar dhe përplasjeve në sallë, drejtuesi i seancës vendosi mbylljen e punimeve, ndërsa shqyrtimi i marrëveshjes pritet të vijojë në seancën e pasdites.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy