Thaçi për dialogun: Nëse s’ka propozim për njohje, procesi është në favor të Serbisë (VIDEO)

Thaçi për dialogun: Nëse s’ka propozim për njohje, procesi është në favor të Serbisë (VIDEO)

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sërish e ka quajtur sot të pakuptimtë dhe të dështuar dialogun me Serbinë.

Zhvillimin e tij në rrethanat aktuale, pa vënien e njohjes reciproke në tavolinën e diskutimit, siç thotë ai i shërben vetëm Serbisë.

“Ky dialog ka vetëm një kuptim, nëse propozimi për njohje reciproke hidhet në tavolinë. Përndryshe është krejt i pakuptimtë, krejt i panevojshëm dhe është i dështuar dhe është në favor të Serbisë, si i tillë që po zhvillohet”, është shprehur ai.

Dialogu Kosovë-Serbi ka rinisur pas ngecjeve që kishte bërë Serbia duke kërkuar sërish diskutim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar vazhdimisht se Asociacioni është temë e mbyllur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy