Vasilit akuza Ramës: Nuk lejoi arrestimin e tre policëve, u tha merrni arratinë

Vasilit akuza Ramës: Nuk lejoi arrestimin e tre policëve, u tha merrni arratinë

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një intervistë për Report Tv ka deklaruar, se arrestimin e 3 ish-oficerëve të lartë të Policisë nuk e lejon vetë kryeministri Edi Rama. Sipas tij situata në Shqipërie është rënduar shumë.

“E gjithë kupola e policisë ka qenë thellësisht e inkriminuar, pjesë mbështetëse e trafikut të drogës dhe ne jetojmë në paradoksin e jashtëzakonshëm, që gjithë kjo kupolë ka qenë e tillë  dhe në krye të saj është drejtori i përgjithshëm.  Vetëm ky qenka kaq i pastër dhe mund të qëndroj atje. Ky njeri drejton me shumë kompetencë një skuadër të inkriminuar, pjesë të kriminelëve. Kemi dhe një kryeministër që është bërë njësh me drejtorin e përgjithshëm të policisë së bashku me ministrat, të cilët këta janë të pafajshmit më të mëdhenj. U pohua dhe nga ambasadori amerikan që një i inkriminuar i madh është ish ministri i brendshëm, të cilin kryeministri bashkë me të tjerët u bënë barrikadë për ta mbrojtur. Pra, këto janë fakte alarmante vërtet për këto arrestimet e pandodhura sepse u është thënë merrni arratinë dhe largohuni nga Shqipëria. Kjo është një provë për ata që i kanë drejtuar. Kryeministri, ministrat apo edhe drejtori i policisë po i shpërndajnë nëpër botë deri në kontinente të largëta, në mënyrë që këta të jenë gojë të mbyllura pikërisht për këtë kupolë që është në krye të shtetit. Pra, e gjithë kjo është një provë e një shteti të kapur nga krimi të inkriminuar, ku përveçse largimit nuk mund të ketë asnjë mundësi tjetër përmirësimi”, deklaroi Vasili.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy