
Përkitazi me emrat e mundshëm të presidentit të ri të vendit, analisti Lorenc Vangjeli u shpreh në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se emri do të zbret nga qielli, bashke më avionin që do të kthej atë nesër nga SHBA.
Sipas tij, presidenti do të zgjidhet me votën e vet Ramës, i cili do të imponoj vullnetin e tij te të tjerët.
Edi Rama ka shkruar “Kurbanin”, pastaj si aktor filmi te filmi i Ermal Mamaçit, kishte rol sikur zbret nga avioni dhe vjen si një njeri që do të zgjidhte në fund situatën, të premten ai vjen nga SHBA dhe dalim nga situata.
Me Edi Ramen, do të zbres nga qielli edhe emri i presidentit, pra do të zbres bashkë me avionin.
Minimalisht presidenti do të marrë 84 vota me një votim të fshehtë, nga të cilët vetë një votë është e rëndësishme, ajo e Ramës.
Presidenti do të zgjidhet me votën “tek pull” që do të imponoj vullnetin te të tjerët.



