Një kullë e re te ish-Ekspozita, Zhupa: Veliaj po mbush xhepat e oligarkëve dhe të vetët

Një kullë e re te ish-Ekspozita, Zhupa: Veliaj po mbush xhepat e oligarkëve dhe të vetët

Një kullë e re i shtohet Tiranës. Bëhet fjalë për një ndërtesë tek ish-Ekspozita.

Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, publikoi sot dokumente sipas të cilave, ndërtimi për të cilin është dhënë leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit është rreth 100 metra i lartë, me 24 kate mbi tokë dhe 5 nën tokë.

Zhupa thotë se kryebashkiaku Veliaj po vijon betonizimin e Tiranës nëpërmjet vënies në funksion të këtij projekti të një sipërfaqeje prej më shumë se 67 mijë metër katror sipërfaqe.

Postimi i Zhupës

Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europë dhe të dëmshëm për shëndetin. E radhës është kulla që do i zërë vendin ish-ekspozitës, një sipërfaqe ndërtimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi!

Këshilli Kombëtar i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të radhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking. Volumi i sipërfaqes së përgjithshme të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit  është  67.366 m2.

Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa "Ekspozita", një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës.

Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetarëve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në një kullë!

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy