Rama me studentët përfitues të bursave: Paga minimale do të shkojë së shpejti në 40 mijë lekë

Rama me studentët përfitues të bursave: Paga minimale do të shkojë së shpejti në 40 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me studentët përfitues të programit të ri të bursave të studimit deklaroi se paga minimale së shpejti do të shkojë në 40 mijë lekë.

Kjo, sipas kreut të Qeverisë mund të realizohet brenda disa javësh dhe do të fillojë aplikimin brenda shumë pak muajsh.

Në vijim të fjalës së tij, kryeqeveritari nënvizoi se brenda dy vitesh paga minimale do të shkojë në 45 mijë lekë.

Dua t’ju them një sekret se jemi këtu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur për të ndarë me ju përpara fjalëve të tjera të rastit që paga minimale shumë shpejt do të shkojë në 40 mijë lekë. Kur them shumë shpejt domethënë çështje javësh dhe do të aplikohet për të gjithë. Nuk duam të kemi pagë më të ulët se 40 mijë lekë qoftë në sektorin publik, qoftë edhe atë privat.

Nëse bëmë një përpjekje për të mbështetur 1 milionë shqiptarë nga pensionistët deri te grupet në nevojë, mbeti pa u adresuar pjesa e atyre që kontribuojnë në sektorin privat dhe besojmë që kjo rritje është e duhura dhe jo vetëm kaq por besojmë po ashtu që duke kontribuar edhe ne, qeveria me një mekanizëm që jemi duke përfunduar, paga minimale do të rritet në vijim dhe duam që brenda 2 viteve të shkojë në 45 mijë lekë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri të ditur sot se 160 studentë kanë përfituar bursë në masën e një page minimale dhe përjashtim nga tarifat, 89 prej tyre studiojnë në programet prioritare dhe 71 janë studentë ekselentë.

Për herë të parë këtë vit kemi ofruar mbështetje studentore jo vetëm për më të shkëlqyerit dhe fituesit e olimpiadave por edhe ata studentë që kanë zgjedhur të studiojnë në programet prioritare të zhvillimit të vendit si ato të bujqësisë, arsimit, disa programe të inxhinierisë, të shërbimeve, turizmit etj.

Për të gjithë këta studentë, ne kemi ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa sa paga minimale, me kushtin që pasi të diplomohen për të paktën tre vite të kontribuojnë në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy