Gjiknuri: PS e hapur për të bashkëpunuar, opozita në një cikël shkërmoqje pa kthim

Gjiknuri: PS e hapur për të bashkëpunuar, opozita në një cikël shkërmoqje pa kthim

Partia Socialiste shprehet e hapur për të bashkëpunuar me opozitën për të çuar përpara reformat në dobi të vendit. Nga Elbasani ku mori pjesë në festimet për Ditën e Verës, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut theksoi se PS ka qenë gjithmonë e hapur për bashkëpunim.

Gjiknuri nënvizoi se pas 6 Marsit opozita ka hyrë në një cikël shkërmoqje, ndërsa po mbahet peng nga drejtuesit e saj. Ai siguroi se qeveria është e gatshme për të dëgjuar çdokënd dhe për të bërë gjithçka që është brenda mundësive të saj.

Partia Socialiste dhe mazhoranca në përgjithësi ka qenë gjithmonë e hapur. Ne jemi të hapur për çdo bashkëpunim. Ne jemi një parti që kemi ditur të bashkëpunojmë, kemi ditur të ofrojmë kompromise. Ju e dini që opozita e sotme është akoma më shumë ‘kuturu’. Pas 6 Marsit ka hyrë në një cikël shkërmoqje, kam frikë se pa kthim. Megjithatë, Partia Socialiste dëshiron që opozita të jetë sa më shpejt një interlokutore e riformatuar me qëllim që ne të kemi mundësi që të dialogojmë. Është për të keqen e tyre dhe liderëve të tyre, sidomos ata që kanë mbaruar punë me të ardhmen e Shqipërisë, që vazhdojnë ta mbajnë peng atë opozitë dhe praktikisht nuk sjellin atë pranverën që dëgjuan të gjithë shqiptarët për bashkëpunimin për të ardhmen.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy