Presidenti/ Karabina: Po bëhet shumë show, do të doja që opozita të fitojë moralisht në këtë betejë

Presidenti/ Karabina: Po bëhet shumë show, do të doja që opozita të fitojë moralisht në këtë betejë

Partia Demokratike zyrtare ka dalë me rezolutë lidhur me profilin e Presidentit, ky është një proces normal i përcaktuar, po bëhet zhurmë në kuadrin e gjithë situatës ku ndodhemi. Nuk di sa i interesuar është Kryeministri, për figurën e Presidentit. Po bëhet shumë show në lidhje me këtë çështje.

Kështu tha pedagogia Mirela Karabina për MCN Live, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, duke e cilësuar si mjaft pozitiv faktin që opozita po ofron kontributin e saj, por shton se do të ishte mirë që të kishte edhe një emër.

Alibeaj tha se duhet të jetë anti-komunist. Kemi kaq kohë që flasim për një proces që s’ka ndodhur. Sigurisht që mazhoranca e ka të drejtën dhe gjithë fuqinë ta zgjedhë ajo Presidentin, por opozita duhet të ketë alternativën e saj dhe nëse arrin të dëgjohet do të ketë fitore morale. Duhet të jetë një President që në radhë të parë duhet të ketë moralin. Kur them moral, them të ketë cilësi dhe vlera.

Nuk ka lidhje shkollimi, por detyra që ti ke mbajtur dhe se si e ke mbajtur. Ndryshe nuk e bën dot të jetë një figurë mbi palët. Mund të jetë nga politika, mund të mos jetë. Zoti Visar Zhiti, ka dhe këtë pjesën që opozita e ka si lajtmotiv të betejës së saj, që s’duhet të jetë komunist. Do të doja që opozita të fitojë moralisht në këtë betejë, duke nxjerrë moralisht kriteret.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy