Kryeministri Edi Rama tha sot se PS është e vetmja forcë që mund të zbrapsi padrejtësinë.
Gjatë një takimit me të rinjtë e Partisë Socialiste, në zonën e Piramidës në Tiranë, u shpreh se të rinjtë janë frymëzimi i kësaj partie, ndërsa shtoi se të gjithë duhet të jenë me PS, pasi kjo forcë është e vetmja që duhet dhe mund ta ndal padrejtësinë.
Gjatë aktivitetit Rama falenderoi edhe Pandeli Majkon si një nga figurat e PS më të njohura që ka nisur udhën e tij tek FRESSH.
Majko tha se politika po bëhet e vjetër prandaj na duhet një frymë e re.



