Mali i Zi, sërish në zgjedhje/ Gjoka: Një koalicion më i gjerë, rruga e vetme për qeveri të qëndrueshme

Mali i Zi, sërish në zgjedhje/ Gjoka: Një koalicion më i gjerë, rruga e vetme për qeveri të qëndrueshme

Në Mal të Zi, presidenti Milo Gjukanoviç ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, duke i dërguar Kuvendit kërkesën për ndërprerjen e mandatit aktual qeverisës. Muhamed Gjokaj, gazetar në Mal të Zi, tha në një lidhje Skype me MCN TV, se kreu i shtetit diti ta shfrytëzojë situatën e ngërçit politik të krijuar duke shpërbërë Parlamentin. Gjokaj tha se e vetmja zgjidhje për të ndërtuar një qeveri të qëndrueshme pas zgjedhjeve është një koalicion më i gjerë me një shumicë serbe.    

Politikëbërja e Gjykanoviçit tregon epërsinë e tij. Shkaku i mosmarrëveshjes ishte se Ura e Abazoviçit nuk i deponoi nënshkrimet në afat të caktuar. U shfrytëzua e drejta kushtetuese për shpërndarjen e Parlamentit. Kemi një ngërç politik.

Edhe pse nuk janë numrat, do të gjendet një modus. Janë demokratët dhe është në interes të shkarkohet ky Parlament.

Zotit Abazoviç i leverdis të shkojë në zgjedhje të parakohshme. E gjithë kjo u bë në hijen e tij. Kjo i jep avantazh nëse shkon në zgjedhje të parakohshme.

Gjukanoviçi u tregua mjeshtër i vërtetë i politikëbërjes. Gjukanoviçi e ka shfrytëzuar shumë mirë këtë situatë. Do të mendohet se çfarë duhet bërë nëse kemi një situatë pas zgjedhjeve. Parashikoj që si zgjidhje e vetme janë zgjedhjet e parakohshme dhe një koalicion më i gjerë me një shumicë serbe, lëvizja Europa sot. Zgjedhjet e parakohshme i shërbejnë grupit promalazez.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy