Söder: Shqipëria shumë shpejt pjesë e BE. Rama: Tjetër firma me Bavarinë, tjetër ato me partitë këtu

Söder: Shqipëria shumë shpejt pjesë e BE. Rama: Tjetër firma me Bavarinë, tjetër ato me partitë këtu

Në konferencë me kryeministrin Rama në Tiranë, Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder shprehu besimin se shpejt Shqipëria do të jetë pjesë e familjes europiane.

Ai tha se Shqipëria është një vend i qëndrueshëm që ka zhvilluar reforma, duke ndarë vlerësim për qeverinë. Söder shtoi se pranon ofertën e Ramës për një shtëpi bavarese në Shqipëri.

Kemi të bëjmë me një lidhje historike, mes Shqipërisë dhe Bavarisë. Kjo lidhje ka mbetur në kujtesë të Bavarisë dhe partisë sime. E shohim veten si ura lidhëse. Në Evropë ka boshte të tjera, shumë pak shihet drejt Evropës juglindore. Shqipëria do të bëhet shumë shpejt pjesë e BE. Nuk bëhet fjalë për ura artificiale. Shqipëria është një vend i qëndrueshëm që ka zhvilluar reforma, ndaj shpresojmë të bëhet shpejt pjesë e BE. Ndajmë vlerësim për qeverinë, por kemi edhe shpresë për çfarë do të bëhet. Me marrëveshjet e sotme kemi ngritur komision të përbashkët qeveritar në dy vendet, do vendosim në aplikim marrëveshje për sektorë të ndryshëm. Do çojmë përpara aspekte të zhvillimit bujqësor. Pranojmë ofertën tuaj për të ngritur këtu një shtëpi bavarese një kulturë bavareze.

Nga ana e tij, Rama duke folur për marrëveshjet, deklaroi se firma me Bavarinë është një gjë tjetër krahasuar me firmat mes partive në Shqipëri. Ai tha se kanë folur edhe për atë që për ne është prioritet dhe që pas përpjekjeve të bëra është arritur që Shqipëria të arrijë në aleancën evropiane të universiteteve.

Për të çuar bashkëpunimin tonë më tutje ka ardhur dhe kryeministri këtu dhe kemi firmosur marrëveshjen. Kur firmosin gjermanët marrëveshje lexojnë çdo gërmë dhe miratojnë çdo gërmë. Unë e di që ju keni parë shumë marrëveshje, por tjetër të firmosësh me Bavarinë dhe tjetër të themi me ‘parti me parti’ në Shqipëri që të mos marrim të tjerë nëpër gojë. Ne kemi folur edhe për atë që për ne është prioritet dhe që pas përpjekjeve të bëra është arritur që Shqipëria të arrijë në aleancën evropiane të universiteteve. Ne do kërkojmë sa më shumë lidhje me universitetet dhe t’u japim mundësi të rinjve tanë të studiojnë me ato programe këtu në Shqipëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy