Meta: Po mbyllen degët e universiteteve, largimi i të rinjve plagë e vendit

Meta: Po mbyllen degët e universiteteve, largimi i të rinjve plagë e vendit

Meta thotë se Shqipëria ka nevojë për ‘tru’ dhe se edukimi i rinisë është shpresa më e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Në një reagim në rrjetet sociale presidenti deklaron se duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja, që gjithmonë e më shumë po zgjedhin të largohen jashtë vendit.

Sipas Metës kjo ka sjellë edhe mbylljen e shumë degëve të studimit në mbarë universitet e vendit tonë.

“Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain"!”-shkruan Meta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy