Zgjedhjet e14 majit/ Komisioni Rregullator përcakton rregullat për transmetimin e rezultatit paraprak

Zgjedhjet e14 majit/ Komisioni Rregullator përcakton rregullat për transmetimin e rezultatit paraprak

Komisioni Rregullator miratoi disa ndryshime në vendimin e Komisionit Rregullator, “Për llojin dhe karakteristikat teknike që duhet të plotësojnë sistemet dhe pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik që prokurohen dhe përdoren në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”.

Ndryshimet e miratuara përcaktojnë që pas mbylljes të procesit të votimit, për qëllim të pasqyrimit të rezultatit paraprak të çdo qendre votimi, PEVN, pasi printon procesverbalin e rezultatit të votimit, mundëson transmetimin e këtij rezultati me siguri maksimale dhe pa cenuar integritetin e informacionit drejt Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Votave dhe Rezultateve (SEMVR) në KQZ dhe jo anasjelltas.

Sipas vendimit të Komisionit Rregullator, ky parashikim bëhet për qëllime të menaxhimit eficent dhe uljes së kohës së nxjerrjes së rezultatit.

Me përfundimin e votimit në ditën e zgjedhjeve, PEVN do të transmetojë rezultatin në një komunikim të mbyllur me sistemin qendror në KQZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy