Listë e zezë për ndërtuesit/ Caca: Presion i Kryeministrit (VIDEO)

Listë e zezë për ndërtuesit/ Caca: Presion i Kryeministrit (VIDEO)

Arkitekti Gjergji Caca e sheh si presion të Kryeministrit Edi Rama, deklaratën e tij për hartimin e një liste të zezë për ndërtuesit dhe arkitektët e sheh si një lloj presioni prej tij. 

Ai tha për “MCN Informacion” se Kryeministri bën sikur ka ardhur sot në detyrë, në një kohë që mjafton të zbatohet ligji.

Arkitektët nuk marrin leje ndërtimi për veten e vetë. Në atë që Kryeministri tha, me ato që tregoi të shkruara, shumë gjëra nuk korrespondonin me të thënën dhe të shkruarën. 

Kryeministri bëri një lloj presioni se ai është ai që jep lejet dhe pretendohet se duhet ti kontrollonte dhe shumica e incëstitorëve strategjikë i kanë dalë jashtë duarve. Fjala e Kryeministrit më duket shumë si presion. Presioni bëhet ndaj atij që i drejtohet. 

Nuk mund të vish dhe të thuash ta nisim çdo gjë nga zero, ndërkohë që ke mbyllur mandatin e tretë dhe ke nisur të katërtin. 

Vënia e arkitektit si kusht që duhet të njoftojë për çdo gjë, ndërkohë që nuk e ka arkitekti për detyrë të njoftojë në ndërtuesi ka shkelur lejen. 

Duhet të ndiqet, kontrollohet dhe menaxhohet territori. Vetëm për një pikë bie dakord me Kryeministrin, është e drejta e autorit e arkitektit.

Normalisht ne duhet të kemi rregulla të përcaktuara të lojës dhe lehtësinë për të marrë leje kur janë brenda rregullave. 

Kryeministri bën sikur ka ardhur sot në detyrë, në një kohë që mjafton të zbatohet ligji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy