Kryeministri Edi Rama i mëshoi edhe një herë sot idesë se rritja e çmimeve të hidrokarbureve dhe ushqimeve në Shqipëri ka ardhur si rezultat i luftës në Ukrainë. Rama flet për një përpjekje të turpshme të organizatorëve të protestës për të instrumentalizuar alarmin e parë që erdhi nga situata.
Nëse rritja e çmimeve të naftës apo ushqimeve është diçka që vjen si rezultat i papërgjegjshmërisë, pangopësisë, ndaj të gjithë atyre që thuhen paturpërisht ndaj qeverisë, ky është një fakt tjetër. Nëse vjen si rezultat i luftës, ky është një fakt totalisht tjetër. Në varësi se cila është e vërteta fillojmë të mendojmë si ta adresojmë dhe njerëzit janë më të qartë. Dhe që këtë e ka sjell lufta, duhet të jesh krejtësisht i papërgjegjshëm që ta mohosh në rast se ti e di. Unë besoj që ata që bënë përpjekjen e turpshme për të instrumentalizuar momentin e parë të alarmin e dinë që këtë e ka sjellë lufta. Kjo e bën turpin e tyre shumë të madh, sepse nuk u vajti mendja që të thonë kjo nuk është si të tjerat. Kur u kërcënua kombi ynë nga pastrimi etnik, të tjerët bënë për ne, atë që na takon ne të bëjmë për të tjerët".
Rama tha se “një nga problemet kryesore që kanë sot kompanitë me të cilat ulet Bordi i Administrimit, është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin, a do kemi mundësi të sjellim sasitë sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet”.



