Fundjava zhvendos qeverinë në Korçë

Fundjava zhvendos qeverinë në Korçë

Kabineti qeveritar do të zhvendoset në Korçë këtë fundjavë. Krahas mbledhjes së qeverisë janë parashikuar një sërë aktivitetesh të tjera. Kështu, sipas axhendës, pritet që kryeministri Edi Rama dhe ministrat të inspektojnë punimet në tunelin panoramik të Pogradecit sot dhe më pas do të jenë në Prespë për një tjetër takim në kuadër të projektit “100 fshatrat”. Qeveria do të ketë në darkë edhe një takim me të rinjtë, ku do të bëhen dhe anëtarësimet e reja. Mbedhja e qeverisë është parashikuar për të shtunën në mesditë, ndërsa më pas do të ketë takim me qytetarët.

28 SHTATOR

15:30- Inspektim i punimeve në Tunelin panoramik në hyrje të Pogradecit

16:00- Nisje për në Prespë

17:00- Event për 100 fshatrat/ buzë liqenit në Zaroshkë

18:30- Nisje për në Korçë

19:00- Event me të rinjtë “Partia Socialiste e hapur për ju”- anëtarësimet e reja tek sheshi.

20:00- Darkë bufe me të rinjtë tek rrugica në Pazar

29 SHTATOR

9:00- Nisja për Sovjan

9:30- Vizitë në një shtëpi që do të rindërtohet

10:00- Kthim në Korçë

11:00- Event i bashkëqeverisjes me qytetarët “E gjithë vëmendja për ju”.

12:30- Mbledhja e Këshillit të Ministrave- Shtëpia e Flamurit

13:00- Deklaratë për shtyp për aktivitetin dy ditor të qeverisë dhe VKM-të e miratuara

13:30- Dreka

14:30- Nisja për Maliq

15:00- Inspektim i landfillit të Maliqit

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy