
Në një takim elektoral nga Tropoja ku prezantoi kandidatin Besnik Dushaj për zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha asnjëherë Partia Demokratike nuk do emërojë kryetarin e bashkisë, por se do të jetë vetëm ai që zgjidhet me votë.
Ta pyesim pak Rexhën, ti kandidat i kujt je? Cili socialist të ka zgjedhur ty? Cili qytetar i katij rrethi të ka votuar ty? Nga dole ti?
Nga sirtaret e Edi Ramës. Kudo që shkojmë, përballen kandidatët e lirisë me kandidatët e bodrumeve të mafies.
Këto zgjedhje vërtet janë për qeverisjen vendore, por besoj se e keni të qartë se këto janë zgjedhjet e jetës sonë. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që kemi zhvilluar nga viti 1992 deri më sot.
Këto janë zgjedhje në të cilat ne shkojmë si misionarë të vërtetë për të firmosur me votën tonë, përmbysjen e sistemit monist të vendosur pas 32 vitesh në Shqipëri.
Monizmin e Edi Ramës, monizëm që bazohet te barbaritë e krimit, te vjedhja, droga, te gjenocidi i vërtetë ndaj shqiptarëve.
Sot, pas 10 vitesh, shqiptarët ndodhen në kushtet në të cilat nuk kanë qenë kurrë në ekzistencën e tyre kombëtare.
Sot, në një hark kohor 8-vjeçar, nga 2014-a deri më sot, 35 përqind e shqiptarëve kanë braktisur Shqipërinë. 40 përqind e tropojanëve kanë braktisur Shqipërinë.
Asnjë prej tyre nuk ka braktisur këtë vend dhe këtë tokë se nuk e do, se nuk ka mall për familjen e tij, për tokën ku ka lindur.
Të gjithë e kanë braktisur sepse këtë tokë, këto troje, Edi Rama i ka shndërruar në tokë të mallkuar për shqiptarët.
Edi Rama është sjellë ndaj shqiptarëve si një pushtues i egër. Ai ka krijuar kushte të kalkulueshme për braktisjen e Shqipërisë. Dhe ky quhet gjenocid.
Këtë nuk e kanë realizuar të gjithë pushtuesit e të gjitha kohërave mbi Shqipërinë. Tropoja, Malësia e Gjakovës, Nikaj-Mërturi, Lugina e Tropojës, kanë pasuritë e tyre, por për të gjithë këtë trevë, pasurinë më përrallore janë alpet, janë bjeshkët, janë potenciali i tyre i jashtëzakonshëm turistik.
Më thoni mua në 10 vite, përveçse janë asfaltuar 10 km rrugë, çfarë investimesh ka bërë kjo qeveri për alpet dhe banorët e tyre?
Zero, përkundrazi në vitin 2013 ne hoqëm për 8 vite taksat për çdo investim në zonat malore.
Ligji i parë që ndryshoi, ishte anulimi i këtij ligji. Ndaj dhe sot, alpet kanë mbetur aty ku ishin.
Megjithatë unë do përgëzoj Besnikun dhe ata biznesmenë tropojan, që ndërtuan Unazën e Bjeshkëve.



