
Ergys Mërtiri thotë se PD gjendet në kaos dhe kjo është një element që ia lehtëson fitoren e radhës maxhorancës në pushtet.
Kjo është një vorbull. Këtu e solli Sali Berisha PD-në. Është produkt i foltores. Sot Edi Rama fatkeqësisht do t’i fitojë zgjedhjet pa i vjedhur. Në PD të dy palët po luajnë secila për vete. Kjo po kthehet në një luftë të të gjithëve kundër të gjithëve. PD është kthyer në një xhungël, ku secili me thikë në brez godet kë i del përpara për të ecur. Nëse djegin shtëpinë e vet, çfarë sensi ka që marrin nga një dhomë në të.
Mërtiri tha në studion e Të Paekspozuarit se ndryshe nga zgjedhjet e 6 marsit 2021, kësaj radhe maxhoranca do të investohet në Shkodër.
Është vetë Rama që e la Shkodrën. Mesa duket nuk do t’ia lërë më. Sot është e tepërt të mendosh se PD e Berishës do të fitojë Shkodrën. PD po hyn në garë të fitojë Shqipërinë.



