
SHBA po trajnon autoritetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për zbulimin e aktiviteteve të paligjshme përmes hetimit financiar. Në një postim të Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale thuhet se program i udhëhequr nga OPDAT, me financimin e Byrosë Kundër Terrorizmit në Daprtamentin e Shtetit, po asiston autoritetet ligjzbatuese në këto tri vende për të forcuar kapacitetet e tyre në luftën kundër grupeve kriminale. Qëllimi është parandalimi i fuqizimit të tyre.
Autoritetet ligjzbatuese të Shteteve të Bashkuara po punojnë me autoritetet ligjzbatuese nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut për të luftuar krimin ndërkombëtar, financimin e terrorizmit dhe pastrimin e parave. Në një program të udhëhequr nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) e Departamentit të Drejtësisë të SHBA dhe i financuar nga Byroja Kundër Terrorizmit e Departamentit të Shtetit, zyrtarë nga Hetimi Kriminal i IRS-së shpjeguan se si të përdoren mjetet e hetimit financiar për të zbuluar aktivitete të paligjshme, për të siguruar prova për ndjekje penale dhe për të sekuestruar fitimet e përfituara në mënyrë të paligjshme. Kjo jo vetëm që ndihmon dhe të garantojnë sigurinë e tyre, por gjithashtu forcon aftësinë e tyre për të ndaluar grupe të rrezikshme përpara se ato të fuqizohen dhe të shënjestrojnë Shtetet e Bashkuara.



