Basha bën bilancin e ngjarjeve të rënda në vend: Rama ka braktisur detyrën

Basha bën bilancin e ngjarjeve të rënda në vend: Rama ka braktisur detyrën

Pas një sër grabitjesh në vend dhe ngjarjeve të tjera të rënda, që kanë zënë gjatë ditëve të fundit hapësirën e kronikës në media, ka ardhur edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha​.

 

Basha, me anë të një postimi në Facebook, akuzon kreun e ekzekutivit Edi Rama për braktisje të detyrës duke shkruar: “Dy grabitje biznesesh sot në zëmer të vendit, dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës, janë këmbanat e alarmit që bien papushim, e cdo ditë, për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bërë me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë”.

 

Gjithashtu Basha u ndal edhe tek denoncimi i ditës së sotme të selisë blu, ku nga kjo e fundit pretendohet arratisja e një shtetasi turk nga Aeroporti i Rinasit, dhe gjithashtu kreu i opozitës nuk la pa përmendur edhe vdekjen e 17 vjeçarit nga Tropoja në Landfillin e Sharrës.

 

“Ndërkohë pa kaluar gjatë raportohet një skandal tjetër i rëndë ne Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur faqe policisë një shtetas turk të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë. Lajm trondites vrasja e një 17 vjeçari e përdhosja e trupit te tij.” - shkruan Basha në Facebook.

 

Gjatë postimit të tij Basha nuk la pa përmendur aksidentet e shumta në rrugët e vendit gjatë ditëve të fundit dhe akuzën  “e vjetër” ndaj Ramës për lidhjet me kultivuesit e kanabisit.

 

Postimi i plotë i kreut të opozitës në Facebook:

 

Dy grabitje biznesesh sot në zemër te vendit, dhe bastisja e një banke në qendër të Tiranës, janë kambanat e alarmit që bien pa pushim, e çdo ditë, për pasigurinë totale dhe braktisjen që Edi Rama i ka bërë me kohë detyrës kryesore që është ofrimi i rendit dhe sigurisë. Ndërkohë pa kaluar gjatë raportohet një skandal tjetër i rëndë ne Rinas, ku sipas informacioneve është arratisur faqe policisë një shtetas turk të cilit i ishte ndaluar hyrja në territorin tonë. Lajm trondites vrasja e një 17 vjeçari e përdhosja e trupit te tij. Të plagosur rënde nga aksidenti në Librazhd, e një i vdekur në Shkodër nga përplasja me makinë, çka e çon mbi 20 numrin e jetëve të humbura në rrugë për dy javët e fundit. Ky është shpartallim total i çdo standardi sigurie.

 

Sepse e shpartalluar është qeveria. I dorëhequr de fakto është kryeministri. Ai prej kohësh nuk ka me prioritet qytetarët, por ruajtjen e arave me drogë. Madje ruajtja e parcelave me kanabis dhe vjelja e taksës 30 përqind për çdo rrënjë, është detyra e vetme që i ka lënë kryeqehajait të tij narkoman. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë fatkeqësi. Shqipëria meriton rend e siguri.

 

Dhe ne do tja japim. Krimi do të shtypet. Politikanët e lidhur me të do të kenë të njëjtin fat. ‪#‎Shqiperia më mirë pa Edi Ramën.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy