Vulin viziton ekipin që po bën film për Kosovën duke mohuar masakrën e Reçakut: Ajo ishte një gënjeshtër e madhe

Vulin viziton ekipin që po bën film për Kosovën duke mohuar masakrën e Reçakut: Ajo ishte një gënjeshtër e madhe

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vizituar grupin xhirues të RTS që po xhiron një film për ngjarjet në Reçak në janar të vitit 1999, i cili është pjesë e serisë së dokumentarëve “Dosja e Kosovës”.

Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin ka vizituar ekipin filmik dhe e ka quajtur “falsifikim” dhe “rrenë” masakrën e Reçakut.

Vulin që ka shërbyer në partinë JUL të Mirjana Markoviqit, gruas së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç, ka thënë se detyrë e gjeneratës së re është “t’ia shfaqë botës se Reçaku ishte gënjeshtër dhe se gjaku i fëmijëve serbë bie mbi ata që e kanë zbuluar këtë gënjeshtër”.

“Agresioni i NATO-s filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë dhe as të zgjuar për t'i treguar gjithë botës se çfarë gënjeshtër e tmerrshme ishte. Detyra e këtij brezi është t'i tregojë gjithë botës se na bombarduan dhe na bënë kriminelë falë gënjeshtrave dhe se gjaku i fëmijëve tanë është mbi ata që e shpikën këtë gënjeshtër", tha Vulin, sipas një deklarate nga Ministria e e Brendshme.

Për më tepër ministri i Vuçiqit përgëzoi autoren e filmit “Dosja e Kosovës”, Sladjana Zariç “se si po e tregon të vërtetën për popullin serb dhe të vërtetën për Reçakun”.

“Reçaku është një gënjeshtër e madhe, një falsifikim i tmerrshëm, një ofendim për gjithë njerëzimin dhe tek të gjithë ata që e kanë treguar këtë gënjeshtër, por Reçaku është një mundësi për të treguar se si padrejtësisht ne jemi shkatërruar, vrarë dhe sa jemi dënuar për mëkate të popujve tjerë”, tha Vulin.

Masakra e Reçakut në vitin 1999 ishte preludi i bombardimit të ish-RF të Jugosllavisë. Autoritetet në Beograd në atë kohë pohuan se luftëtarët dhe civilët e UÇK-së u vranë nga zjarri i kryqëzuar në Raçak, por gjykata e Hagës zbuloi se 45 civilë shqiptarë nga ky fshat ishin vrarë nga një distancë e afërt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy