Kriza politike në Shqipëri mund të krahasohet me lojën e famshme të “telefonit të prishur”.
Kjo është të paktën ajo që pretendon kreu i LIBRA-s Ben Blushi, i cili shkruan në rrjetin e tij social se zgjidhja për ngërçin politik po e kthen vendin në Republikën e Telefonave të Prishur.
Postimi Ben Blushit:
REPUBLIKA E TELEFONAVE TË PRISHUR
Kjo krizë po kthehet ne një krizë telefonash. Bujari Nishani thotë deri sa ta zgjidhni vetë mos më merrni ne telefon. Edi Rama i thotë PD me merrni në telefon. Lul Basha thotë ndrysho numrin e telefonit. Ilir Meta thotë telefoni im është i hapur për te gjithë. Kjo është Republika e Telefonave të Prishur.



