Uarda Celami: Pikësynimi ynë është Partia Socialiste, kemi kontakte shumë të mira me Ramën

Uarda Celami: Pikësynimi ynë është Partia Socialiste, kemi kontakte shumë të mira me Ramën

“Pikësynimi ynë është Partia Socialiste, kemi kontakte shumë të mira me Ramën”, kështu u shpreh sot kandidatja e PSD në Qarkun e Tiranës, Uarda Celami në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV.

Celami gjithashtu theksoi se Partia Social Demokrate është një parti e cila që në krijim ka qenë e majtë, ndërkohë që shtoi se nuk do të ketë koalicion me të djathtën.

Ju si parti si do të votoni në parlament?

Celami: Partia Social Demokrate është një parti e cila që në krijim ka qenë e majtë. Nuk do të ketë koalicion me të djathtën, pikësynimi jonë është Partia Socialiste.

Ka kontakte me Ramën?

Celami: Ka kontakte dhe shumë të mira madje. Ka kryetari kontakte.

Çfarë vendi zë diaspora?

Celami: As në këto zgjedhje nuk është arritur që të votojnë. Nuk u arrit të krijohej regjistri dhe më pas u krijuan probleme. Ata aduhet të jenë pjesë e vendimmarrjes në parlamentin shqiptar. Uroj që në zgjedhjet e ardhshme vota e diasporës të jetë prezente sepse mund të luaj një rol të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy