
Mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit, e quajti kryedemokrati Sali Berisha projektligjin për paqjen fiskale.
Në një komunikim për mediat ditën e sotme ai e cilësoi si rrugë për evazion fiskal.
Për PD-në, grupin e saj parlamentar, ligji është një mundësi ligjore për pastrimin e parave nga klanet e drogës dhe krimit. Për evazionin e mëtejshëm fiskal. Për shmangien e bizneseve nga detyrimet fiskale të ardhshme kundrejt shtetit. Për favore ndaj sektorëve ku risku i pastrimit të parave është shumë i madh dhe që po ndodh aktualisht.
Ndërtimi në Shqipëri është lavatriçja e parave të drogës, më e madhja në Europë. Kjo mos t’u duket çudi sepse treguesi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i madh se në BE. Në këtë ligj ka mungesë të plotë të transparencës për opinioni publik dhe komunitetin e ndershëm të biznesit. FMN ka paralajmëruar më parë qeverinë shqiptare për rreziqet e mëdha të kësaj amnistie.
Banka Botërore gjithashtu. Komisioni Europian, nënkomiteti për tregtinë, industrinë, doganat dhe taksat midis BE dhe Shqipërisë, ka bërë një deklaratë në të cilën shpreh shqetësimet më serioze për këto ligje dhe mund ta gjeni në faqen e Komisionit Europian. Kërkon rishqyrtimin e menjëhershëm të tyre. Pra, siç e shihni, Edi Rama, atë që nisi dy vjet më parë e bitisi në mandatin e katërt, në të cilin 2 miliardë euro shndërrohen në vota dhe vota shndërrohet në 2 miliardë euro droge.



