“Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”/ Balla: Komunitetet po mbrohen nga droga dhe personat me rrezikshmëri

“Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”/ Balla: Komunitetet po mbrohen nga droga dhe personat me rrezikshmëri

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me operacionin policor “Sundimi i ligjit”, duke u shprehur se përmes këtij të fundit po mbrohen komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

‘Goditja e kultivuesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike vijon çdo ditë, me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit të të rinjve dhe çdo qytetari tjetër nga rreziku që sjell përdorimi i tyre. #PaketaeSigurisë në shkolla është e lidhur ngushtësisht me operacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, duke synuar pastrimin e perimetrit të sigurisë së shkollave nga shpërndarësit e drogës. Operacioni “Sundimi i ligjit” mbron komunitetet tona nga personat me rrezikshmëri të lartë, persona në kërkim nga drejtësia apo ata të cilët posedojnë armë pa leje.

Balla shtoi se nga ndërhyrjet e policisë në Shkodër, Tiranë, Elbasan, Prrenjas dhe Vlorë janë arrestuar dhe ndaluar 19 persona dhe janë sekuestruar lënde narkotike dhe automjete që përdoreshin në veprimtari kriminale.

‘Vlerësoj bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për hetimin e thelluar proaktiv që çoi tek kokat e grupit kriminal të përfshirë në kultivimin mijëra bimëve narkotike në Shkodër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy