Rama: Për Zvërnecin nuk ka projekt, lajm i mirë që njerëzit protestojnë pa problem

Rama: Për Zvërnecin nuk ka projekt, lajm i mirë që njerëzit protestojnë pa problem

Në një komunikim me gazetarët e vendeve të Bashkimit Europian, duke folur për protestën e nisur ndaj projektit në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama, e cilëson diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem.

 

Ai kujtoi se në janar të vitit 2011, katër protestues u vranë me armë, të qëlluar nga godina e kryeministrisë.

 

Nga ana tjetër, shtoi se nuk ka asnjë projekt për Zvërnecin dhe se revolta nisi nga akti i dhunës. 

 

Është diçka shumë e mirë që njerëzit të mund të protestojnë pa asnjë problem, edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, është një tjetër arritje e kësaj dekade, një arritje për të cilën shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. 

 

Kjo protestë është provokuar nga një akt i shëmtuar dhune nga një roje sigurie kundër një protestuesi në kufirin e tokës, vendit për të cilin po flasim, për të cilin morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta. 

 

Roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren dhe nuk ndërhyri menjëherë për të ndalur rojën. 

 

Kompanisë së sigurisë i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, u bë virale dhe çeli rrugën për ngritjen e pikëpyetjeve mbi zhvillimin, pronën, projektin. 

 

Gjithçka ndryshoi sepse befas nuk ka projekt. Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin anuloni projektin, thashë, “po e anulojmë në këtë moment, por më tregoni projektin”. 

Nuk ka projekt! 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy