Borrell: Kosovën e Serbinë do t’i ftoj në takim javën tjetër, po përpiqemi të kuptojmë si u arrestuan tre policët

Borrell: Kosovën e Serbinë do t’i ftoj në takim javën tjetër, po përpiqemi të kuptojmë si u arrestuan tre policët

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Josef Borrell ka bërë me dije se do të ftojë në një takim Serbinë dhe Kosovën. Në fokus do të jenë ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ndërsa sipas Borell takimi do të zhvillohet në Bruksel në javën e ardhshme. “Duke parë situatën që po përkeqësohet çdo ditë, ne jemi në një gjendje të menaxhimit të krizave. Do t’i ftoj të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, për një takim për menaxhim krize këtu në Bruksel javën e ardhshme”, ka deklaruar ai para nisjes së takimit të ministrave të brendshëm dhe NATO-s. Borrell e ka cilësuar si arrestim rrëmbimin e policëve të Kosovës, nga xhandarmëria e Serbisë. “E dini se ka pasur një incident atje lidhur me arrestimin e tre zyrtarëve policorë nga Kosova dhe ne po përpiqemi të kuptojmë saktë se çka ka ndodhur. Jemi në kontakt të ngushtë me komandantin e KFOR-it dhe të dyja palët në mënyrë që të shohim se çka ka ndodhur në të vërtetë që ka shpirë në këtë arrestim”, ka thënë ai. Borell më herët ka bërë thirrje se vendet duhet të investohen në shtensionim të situatës. Lidhur me planin me pesë pika të kryeministrit të Kosovës për zgjidhje të situatës, Borell deklaroi se nk përmbush pikat themelore për stabilitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy