Shkrimet e mediave amerikane për ish-zyrtarin e FBI, Charles McGonigal se i mori 12 milionë euro Kastratit dhe tentoi dhe me Samir Manen, deputetja demokrate Ilda Dhori i sheh si ngjarje që më shumë sfumojnë fokusin kryesor që është te Edi Rama që të sqarohet para shqiptarëve në parlament.
Nga këtu del shpjegimi se pse një punonjëseje të ministrisë i gjenden kaq para në shtëpi.
E gjitha buron nga qeverisja e Edi Ramës që duhet të jetë ai fokusi kryesor dhe duhet të hetohet nga drejtësia amerikane.
Por SPAK duhet të kishte filluar hetimin ndaj Edi Ramës dhe shqiptarët të marrin transparencë.
Me Edi Ramën Kryeministër kemi cenuar marrëdhëniet me SHBA.
Nuk kemi parë që një Kryeministër të korruptojë zyrtarë të lartë të FBI.
Në një lidhje me MCN Live, Dhori tha se opozita ka reaguar, ndërkombëtarët kanë reaguar dhe se problemi është te qeverisja dhe te Edi Rama.



