
Zhvillohet sot në Gjermani një takim në kuadër të Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Liderët e Ballkanit Perëndimor nga Kosova, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia pritet të firmosen tri marrëveshje. Shqipëria do të përfaqësohet nga kryeministri, Edi Rama.
Pjesë e Samitit pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Samiti pritet të nis me fjalën e kancelarit gjerman Olaf Shcolz para liderëve. Në samit do të marr pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për nënshkrimin e marrëveshjeve për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale.



