Berisha në foltoren e Kavajës: Ky rrugëtim i ri do të shënojë përmbysjen e narkoshtetit!

Berisha në foltoren e Kavajës: Ky rrugëtim i ri do të shënojë përmbysjen e narkoshtetit!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin e radhës me demokratët e Kavajës. Nga foltorja e këtij qyteti, Berisha se ky rrugëtim i ri do të shënojë përmbysjen e narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë.

Ai tha se foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese për ta ngritur Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka shndërruar qeverisja e Edi Ramës

Kjo foltore shënon fillimin e ri të një rrugëtimi misionar drejt përmbysjes së narkoshtetit dhe rivendosjes së demokracisë. Ndaj me këtë rast urimi im është; zoti ju bekoftë ju, demokratët e demokratët shqiptarë kudo që janë që e bënë Foltoren në burim shprese dhe fitoreje. Foltorja lindi nga idealet tuaja dhe shpirti juaj.

Foltorja po pushton çdo ditë e më shumë mendjet dhe zemrat e shqiptarëve si një dritë shprese për ta ngritur Shqipërinë nga kjo kënetë që e ka shndërruar qeverisja e Edi Ramës. Në 8 vite ai ka shtrirë përtokë emrin e mirë të shqiptarëve. Shqipëria është bërë simbol i rekordeve më të zeza në Evropë dhe në botë”, tha Berisha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy