Akuza për Kampin e Punëtorëve, PD: Fabrikim për të larguar vëmendjen nga Tahiri

Akuza për Kampin e Punëtorëve, PD: Fabrikim për të larguar vëmendjen nga Tahiri

Partia Demokratike ka reaguar pas akuzave të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili deklaroi se ishte kreu demokrat Basha që firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit.

Duke përgënjeshtruar deklaratën, PD thekson se ky është fabrikim mjeran i Edi Ramës, që po bën gjithçka për të larguar vëmendjen nga nisja e hetimeve për Saimir Tahirin nga Prokuroria e Katanias, Itali.   

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike përgënjeshtron si plotësisht të pavërtetë deklaratën e Taulant Ballës se Lulzim Basha firmosi dhënien e Kampit të Punëtorëve Sarandë në pronësi të Kelment Balilit. 

Ky është një fabrikim mjeran i Edi Ramës, që po bën gjithçka për të larguar vëmendjen nga nisja e hetimeve për Saimir Tahirin.nga Prokuroria e Katanias, Itali.  

Edi Rama fabrikon lajme të rreme për kreun e pozitës, sepse e di që nuk ka kryeprokuror të përkohshëm dhe të përhershëm që ta shpëtojë atë dhe Saimir Tahirin nga hetimi i Antimafias Italiane. 

Faktin se deklarata e Ballës është e rreme e vuri në dukje edhe Kryetari i grupit parlamentar Edmond Spaho. 

Ai tha në Kuvend se “Edi Rama nuk mund ta fshehë se Balili u emërua drejtor i rëndësishëm në Sarandë nga qeveria e tij, se u fuqizua si pjesë e krimit të organizuar gjatë qeverisë së tij, se u njoh si Eskobar i Ballkanit gjatë qeverisjes së tij dhe se vazhdon të jetë i lirë, pavaresisht së ndaj Balilit ka urdhër arresti ndërkombëtar”!

Deklarata e Ballës në seancën e sotme parlamentare: 

"Meqenëse Partia Demokratike hezitoi të fliste për Balilin, do t’i them Lulzim Bashës dhe kujtdo prej jush: ia keni dhënë ju Balilit dhe familjes së tij hotelin e punëtorëve që sot quhet “Santa Quaranta”; për këtë ju nxjerr dokumentin që ka firmosur Lulzim Basha në 2010-n për t’i dhënë hotelin Balilëve", tha Balla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy