Kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi tha sot për mediat jeta parlamentare po vazhdon dhe mazhoranca do e vazhdojë atë dhe se shpreson që opozita të mos e bojkotojë.
Sa i takon zërave nga opozita për ndërprerjen e marrëdhënieve me parlamentin, pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, Peleshi tha se nuk e kanë kuptuar vendimmarrjen e opozitës.
Shpresoj mos të përkthehet si bojkot. Bllokim nuk e di çfarë do të thotë.
Ne na qëndron ligji mbi krye, rregulloja dhe Kushtetuta.
Ai shtoi se as grupi parlamentar socialist dhe as qeveria nuk mund të jetë mbi drejtësinë.
Ervin Salianji nisi vuajtjen e dënimit në burgun e Fierit mbrëmjen e 27 shtatorit pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me 1 vit burg për veprën penale të “Kallëzimit të rremë” në lidhje me çështjen e njohur publikisht si dosja “Babale”.
Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, pasi audio-përgjimi për dosjen “Babale” sipas gjykatës rezultoi se nuk ishte i vërtetë, por i stisur.



