
Kryeministri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë janë në një takim në vilën qeveritare. Kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur pak minuta më parë në vilën 30, ku po zhvillon një takim me Ramën.
Nuk dihet cila është tema e takimit mes dy kryeministrave. Megjithatë, mediat e Kosovës raportojnë se Kurti ka lënë në mes një konferencë për shtyp, për t’u nisur drejt Tiranës.



