Sot Kuvend, opozita interpelancë me dy ministrat Balla dhe Manastirliu

Sot Kuvend, opozita interpelancë me dy ministrat Balla dhe Manastirliu

Punimet e Kuvendit këtë të enjte pritet të jenë të gjata dhe me debate për shkak të disa çështjeve me rëndësi për t’u diskutuar. Dy prej ministrave kryesorë të kabinetit qeveritar janë thirrur në interpelancë nga deputetët e opozitës.

Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkon që Ministri i Brendshëm Taulant Balla të japë sqarime për situatën e kriminalitetit në vend dhe masat që kanë marrë për të frenuar atë që ai e quan trafik masiv të drogës.

Nga ana tjetër deputetja  Ina Zhupa ka kërkuar në interpelancë ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu për rezultatet e testit ndërkombëtar të PISA-s që e ka renditur Shqipërinë mes 15 vendeve të fundit.

Sot kalon për votim edhe projektligji për Albcontrol dhe projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy